Fidel Ylli, i cili është i deleguar i qeverisë për të diskutuar me futbollin për katër kërkesat e tyre financiare, bëri thirrje që të tërhiqen nga bojkoti dhe t’i kthehen fushave. Ai nga foltorja e parlamentit, kërkon që FSHF dhe Liga ti japin fund bojkotit, në mënyrë që të ulen në një tavolinë për të negociuar apo për ti dhënë një zgjidhje këtij problemi:
“Në kuadër të reformës në sport, kemi marrë disa nisma ligjore. Duke konsideruar Ligjin e Sportit si më të rëndësishmin ne menduam ta shtronim çështjen për debat në muajin shtator kur fillonte sesioni i ri. Në kuadër të nismave të reja në sport, ka marrë një nismë për të ndryshuar situatën në sport. Njëra ka qenë ndërhyrja në Kodin Penal, sepse ka patur dhunë për të rregulluar situatën në stadiume.
Kemi bërë një ligj për lehtësira fiskale për sa i përket sportistëve elitarë. Sporti ka shqiptar ka 30 vjet që vuan, sepse qeveritë e ka në parë si thelë përmbi bisht. A mund të thotë ndonjëri nga ju që jam i kënaqur me kaq? Jo, nuk jam i kënaqur, por kjo tregon se qeveria e ka futur sportin në prioritet. E ka aset të çmuar në duart e qytetarëve shqiptarë. Kemi ligjin 6% TVSH, por kam propozuar që do ta bëjmë dhe për privatët, jo vetëm për klubet. Nuk mund t’i kërkojmë qeverisë të bëjmë stadiume, por dhe privati të ketë mundësi të bëjë në tokën e tij një palestër, pishinë, fushë basketbolli, apo stadium. Më vjen mirë që dhe deputetë të tjerë po flasin për sportin.
Kemi Ligjin e Sponsorizimit që jam i pakënaqur dhe sot pas një muaji, FSHF-ja, Liga ka kërkuar që të ulet me të deleguarin e parlamentit dhe qeverisë për të folur me Ligën Profesioniste për faljen e taksave dhe ligjin e sponsorizimit dhe 6% TVSH për produktet e sportit .U kam thënë se nuk janë me presione dhe bojkote. Mos humbni kohë se prapë do të vini tek unë dhe ministrja e Financave që ne të arrijmë në zgjidhje. Pas një muaji bojkot, pas parlamentit ,me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, me ministren e Financave do të ulemi që ne të zgjidhim problemet e sportit”, deklaroi deputeti socialist Fidel Ylli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




