Motosport

‘FIA WEC 2025’ – Ferrari triumfoi në Spa Francorchamps

Ferrari arriti fitoren e tretë rradhazi në “FIA World Endurance Championship” në garën e zhvilluar në Belgjikë. Gjithçka pas një sfide inspiruar nga Alpine në garën prej 6 orësh në Spa Francorchamps. 98.874 spektatorë ndoqën nga tribunat një garë që do ta mbajnë mend gjatë. Klasifikimi tregon dy Ferrari në majën e podiumit ku makina #51 e kaloi finishin 4 sekonda përpara asaj #50 por e vërteta është se “2025 TotalEnergies 6 Hours of Spa-Francorchamps” ishte më e vështira për markën italiane.

Një aspekt i rëndësishëm në triumfin e garës Hypercar ka të bëjë me punën sinjifikative në riparimin e makinës së Antonio Giovinazzi-t që e përplasi në Provat e Lira të së enjtes. Bashkë me James Calado-n dhe Alessandro Pier Guidi-n, italiani shpërbleu më së miri sakrificën e mekanikëve të Ferrari-t. Podiumi në Hypercar u plotësua nga “#36 Alpine Endurance Team A424” e pilotuar nga Mick Schumacher, Jules Gounon dhe Frédéric Makowiecki.

Debutuesja “#8 TOYOTA GAZOO Racing” e drejtuar nga Sébastien Buemi, Brendon Hartley dhe Ryō Hirakawa zgjodhi një strategji alternative duke u nisur nga vendi i 15 për ta mbyllur në të 4. Japonezët lanë pas Cadillac me rezultatin më të mirë sezonal për vendet 5 dhe 6. Ndërsa dy legjendat GT, Ferrari dhe Ford rikthyen duelin klasik të viteve ’60 në LMGT3, me triumfin e markës italiane. Kjo ishte fitorja e parë e 2025 dhe e treta në 5 garat e fundit me një diferencë prej 40 sekondash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë