Nga Gazeta Si – Sezoni i motorsportit u mbyll me një spektakël të jashtëzakonshëm në ceremoninë e Çmimeve të “FIA-s”, në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent.
Duke mbledhur kampionët dhe yjet nga 7 kategoritë e Kampionateve Botërore të “FIA-s”, ishte një mbrëmje për t’u mbajtur mend jo vetëm për fituesit, por edhe për 2.500 tifozët që iu bashkuan heronjve të tyre, për herë të parë në “Humo Arena” të Tashkentit.
Në prani të Presidentit të rizgjedhur të “FIA-s”, Mohammed Ben Sulayem, dhe Kryeministrit të Republikës së Uzbekistanit, Abdulla Aripov, ceremonia kurorëzoi zyrtarisht pilotët fitues, bashkëpilotët dhe navigatorët pas një sezoni intensiv garash.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




