Motosport

FIA konfirmon shkeljet e Red Bull dhe Aston Martin, gati masat

Gazeta Si – Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka konfirmuar se Red Bull dhe Aston Martin kanë shkelur rregullat e limitit të kostove (Budget Cap). Tavani i shpenzimeve, që hyri në fuqi vitin e kaluar, nuk është respektuar nga këto dy skuderi. Për momentin FIA nuk bën të ditur çfarë msash do të merren.

Drejtues te skuderise Red Bull. Gazeta Si, 10 tetor 2022

Skuderia që fitoi Botërorin e pilotëve me Maks Vershtapen dhe udhëheq atë të konstruktorëve, ka bërë një shkelje prej më pak se 5% të ‘Budget Cap’, si dhe një shkelje proceduriale. Për Aston Martin ka vetëm një shkelje proceduriale.

Nuk janë komunikuar ende nga FIA sanksionet eventuale për këto dy skuadra. Në hetim ishte përfshirë edhe Uilliams, që në fakt kishte paguar pranverën e kaluar një gjobë në lidhje me paraqitjen me vonesë të të dhënave për shpenzimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë