Motosport

FIA hedh poshtë rekursin e Aston Martin për skualifikimin e Fetel në Hungari

Piloti gjerman u skualifikua pas Çmimit të Madh të Hungarisë, sepse e përfundoi garën me një sasi karburanti më të paktë se ajo që kërkon rregullorja. Drejtuesit e garës i kanë konsideruar provat e skuderisë angleze si të pamjaftueshme.

Esteban Okon, Ljuis Hemilton, Karlos Sainz. Mbetet kjo treshja e podit të garës së Hungarisë, e 11-a e Botërorit të F1, pas konfirmimit të skualifikimit të Sebastian Fetelit të Aston Martin, për shkak se në makinën e tij u gjet një sasi karburanti më e paktë se norma e rregullores. Fetel e mbylli atë garë në vend të dytë, por gjithçka shkoi dëm. Gjatë javës që shkoi skuderia angleze ankimoi vendimin, duke u përpjekurt të shpëtojë rezultatin e garës rokamboleske të cirkuitit hungarez.

Piloti gjerman, Sebastian Fetel. Gazeta Si, 9 gusht 2021

Kërkesa u drejtuesve të Aston Martin u hodh poshtë nga komisarët, sepse provat e reja të paraqitura në mbrojtje të 4 herë kampionit të botës, u konsideruan të pamjaftueshme për të proceduar me rishikimin e vendimit të marrë në fund të garës.

Fetel ishte protagonist i një beteje për fitoren me Esteban Okon, ai mbërriti i dyti në finish, duke regjistruar podin e dytë sezonal, pas astij në Baku. Por në kontrollin e karburantit të mbetur në sarbator drejtuesit e garës gjetën 0.3 litra benzinë në vend që të gjenin 1 litër, siç kërkon rregullorja. Pas verifikimeve të tjera bashkë me një pjesëtar të Aston Martin mbrëmjen vonë të 1 gushtit, u zyrtarizua skualifikimi i pilotit gjerman.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë