Gazeta Si – Në vazhdim të luftës ndaj ‘porpoising’, një term që lidhet me oshilacionet e gomave mbi asfalt, FIA ka vendosur që të modifikojë edhe rregulloren teknike. Bëhet fjalë për disa pika të rëndëshishme të kësaj rregullores, që do të ndryshojnë vitin e ardhshëm.
Gjatë takimit të fundit të komisionit teknik, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka konfirmuar se kontrollet do të bëhen që nga Çmimi i Madh i Belgjikës, në Spa. Kjo garë është në program të zhvillohet më 28 gusht.

Modifikimet gjithsesi duhet të miratohen në Këshillin Botëror të radhës. Përveç kësaj, kontrolli i ‘roll-bar’-it është përforcuar për Botërorin 2023.
Drejtuesit e FIA-s janë vënë në lëvizje më shumë pas incidentit spektakolar të Zhou Guanyu në Silverston, në fillim të muajit. Një incident, që për fat të mirë kaloi pa pasoja të rënda, por që ka ngritur alarmin për më shumë siguri në Formula 1.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




