Gazeta Si – Sebastian Fetel në pistë me një skuter. Nuk është një shaka, por rikthimi në F.1 pas Covid-19 nga ana e gjermanit ka qenë vërtet interesant. Gjatë provave të lira, ish-kampioni i botës u detyrua ta parkonte makinën e tij Aston Martin për shkak të një defekti të ‘power unit’.
Për t’u kthyer në bokse ai përdori një motorr të vogël, me të cilin hyri në pistë me kaskën ngritur mbi ballë, duke përshëndetur edhe tifozët e surprizuar. Për këtë veprim FIA e ka gjobitur Fetelin me 5 mijë euro, sepse ai ka shkelur nenin 26.7 të rregullores sportive.

“Në fund të sesionit të provave, pas një defekti në makinën e tij, Fetel donte të kthehej në bokse. Ai pa një komisar të pistës dhe e pyeti, nëse mud të përdorte skuterin e tij. Komisari e lejoi dhe Fetel, pasi hipi në motor dhe pa që nuk kishte njëri pas tij, u nis menjëherë drejt bokseve pa pasur autorizimin e nevojshëm.
Në atë moment komisari kontaktoi me drejtuesit e garës për të marrë udhëzime më precize. Për më tepër, gjatë kthimit për në bokse Fetel nuk ndoqi rrugën e duhur, por u fut në pistë, duke shkelur rregullat e Formulës 1, sipas të cilave, askush (përveç personalit të përcaktuar) nuk mund të hyjë në pistë gjatë 5 minutave pas përfundimit të sesionit. Nuk ka një leje të tillë për pilotët”, – shkruhet në komunikatën e FIA-s për këtë rast.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




