Gazeta Si – Sebastian Fetel ka humbur garën e parë të Botërorit 2022. Skuderia Aston Martin ka bërë me dije se 4 herë kampioni i botës ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 në tamponin e fundit që ka kryer në Bahrein.
Piloti gjerman nuk mund të marrë pjesë në garën e startit të Botërorit këtë fundjavë dhe do të zëvendësohet nga gjermani tjetër, Niko Hulkenberg. Hera e fundit që ky pilot ka garuar ka qenë me të njëjtën skuadër, që atëherë quhej ende “Racing Point”. Hulkenberg zëvendësoi në atë kohë Lens Stroll në garën e Nurburgring.
BREAKING: @AstonMartinF1‘s Sebastian Vettel has tested positive for Covid-19 and will be replaced by Nico Hulkenberg at the Bahrain Grand Prix#BahrainGP #F1 pic.twitter.com/9ybXDnlNSp
— Formula 1 (@F1) March 17, 2022
Ai ka zëvendësuar edhe Serxhio Perezin në dy gara dhe në të dy rastet ka qenë një zëvendësim për shkak të infektimit nga Covidpi. Hulkenberg numëron në total 179 gara për skuderitë Uilliams, Sauber dhe Racing Point.
Në Bahrein do të garojë Daniel Riçardo, i cili e ka kaluar Covid-in javën që kaloi. Australiani i MekLarenit ka dalë negativ dhe do të jetë pjesëmarrës në garën hapëse të Botërorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




