Motosport

Fetel drejt rikthimit në F.1, kampioni i botës pranon: Nuk mund të them ‘Jo’

Gazeta Si – Gjermani, 4 herë kampion bote, nuk e përjashton mundësinë për të marrë sërish timonin në duar. “Jam në formë, rikthimin nuk e kam në plan për momentin, por një sfidë e re …”.

Rikthim në F.1, ose në timon gjithsesi? Kurrë mos thuaj kurrë. Janë fjalët e Sebastian Fetel, gjermanit 4 herë kampion bote me Red Bull, i tërhequr në fund të 2022-shit. Ai vazhdon ta ndjekë me interes Botërorin. U pa i impenjuar në Çmimin e Madh të Japonisë me iniciativën e tij ‘Buzzin Corner’, një impenjim për biodiversitetin.

Sebastian Fetel. Gazeta Si, 2 tetor 2023

Prania e tij në Suzuka nuk korrespondon domosdoshmërisht me një indicie, por disa deklarata të fundit të vetë Fetel për ‘Sky Sport UK’ lënë pak hapësirë për hipotezën e një rikthimi të bujshëm.

Sebastian mund të jetë një rast si ai i kampionëve që janë rikthyer në F.1 pasi kanë thënë ‘mjaft’, si Mikael Shumaker. Tërheqja e tij mund të mos jetë përfundimtare. “Nuk mund të them ‘Jo’, sepse nuk e di çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Nëse do të pyesnim të gjithë pilotët e tërhequr dhe më të pas të rikthyer, me shumë mundësi disa do kishin thënë ‘Jo’ dhe disa ‘nuk e di’.

Por në fund janë rikthyer të gjithë. Nuk mund ta përjashtoj rikthimin në rastin tim”, – ka thënë Fetel, i cili ka rishijuar drejtimin e një makine të F.1 në fillim të shtatorit, në një event në Nurburgring, në timonin e Red Bull R7, me të cilin fitoi titullin.

“Jam në formë, por sepse kështu dua unë, jo se kam një program për t’u rikthyer, apo për të qenë gati, nëse ndonjë pilot do të ketë probleme, – ka pohuar gjermani. – Varet shumë nga momenti, edhe pse nuk kam përpara një kohë të gjatë. Varet edhe nga sfida”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë