Ka ndodhur

Festuan ditëlindjen e shefes me të shtëna në ajër, pezullohen 4 efektivë

Një video e publikuar në rrjetet sociale, i ka kushtuar vendin e punës katër punonjësve të policisë të forcave “Shqiponja” në Lezhë.

Sipas policisë, janë pezulluar nga detyra efektivët: R. P., Xh.N., A.Sh. dhe R.M., ndërkohë që ndaj tyre ka nisur edhe një procedim penal nga strukturat e SHÇBA-së.

Ata kanë qenë duke festuar ditëlindjen e shefes së tyre në Komisariatin e Lezhës dhe dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në rrugët e Lezhës.

Ndërkohë ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskredituese”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë