Ngjarje

Festohet Kurban Bajrami. Në Tiranë namazi falet në bulevard

Nga Gazeta 'Si' - Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, një nga 2 festat më të rëndësishme në kalendarin e myslimanëve. Mijëra besimtarë u mblodhën sot në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Falja nisi në orën 06:00.

Mesazhi i kreut të KMSH-së Bujar Spahiut, shkoi për më shumë dashuri e begati në familjet shqiptare, e megjithatë nuk kurseu as thirrjet për paqe në vendet e botës që janë të përfshira në luftëra si Gaza e Palestina.

Festa e Kurban Bajramit është të përkujtojë devocionin e Profetit Ibrahim ndaj Allahut dhe gatishmërinë e për të sakrifikuar djalin e tij, Ismailin. Besimtarët mendojnë se në pikën e flijimit, Zoti zëvendësoi Ismailin, (djalin e profetit Ibrahim) me një dash, i cili do të therej në vend të tij. Ky urdhër nga Zoti ishte një provë e gatishmërisë dhe përkushtimit të Profetit Ibrahim për t’iu bindur urdhrit të Zotit të tij, pa diskutim. Prandaj, Kurban Bajrami do të thotë festa e sakrificës.

Në varësi të vendit, festimet e Kurban Bajramit mund të zgjasin diku midis dy dhe katër ditësh. Akti i Kurbanit (kurbani) kryhet pas Faljes së Bajramit (Lutjet e Bajramit), të cilat kryhen me njerëz në Xhaminë më të afërt në mëngjesin e Bajramit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë