Për tri ditë me radhë, Saranda do të pushtohet nga Festivali i muzikës “Solar” nga e premtja në të diel, 25-27 gusht.
Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale videon promovuese të këtij festivali, që është eventi më i madh muzikor në bregdet në këtë fund gushti.
“Saranda magjike këtë fundjavë do të pushtohet nga festivali i muzikës Solar, për tre ditë nga e premtja në të diel, eventi më i madh muzikor në bregdet në këtë fund gushti ku sezoni vazhdon me flukse të papara turistike”, u shpreh ai.
“Solar Music Festival” do të sjellë në qytetin e bukur mesdhetar të Sarandës DJ të nivelit botëror, artistë dhe muzikantë të njohur e jo vetëm.
Ky festival do të jetë kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe të pushuarit në plazh përgjatë ditës.
Festivali do të ketë një program argëtues të jetës së natës ndryshe nga festivalet e tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.