Festivali i drogës, Rave, këtë shtator do të zërë vend në Shqipëri? Këtë e njofton një i ri italo-rumun, 24-vjeç, në komunikim me Corriere della Sera. Ai ka treguar se më 1 shtator të interesuarit do të takohen në Shqipëri, pa treguar vendin e saktë.
Ai ka dhënë më tepër detaje për Rave duke thënë se çmimet e dograve që përdoren vendosen në makinë dhe ftesat shpërndahen po brenda atyre që do të marrin pjesë, për të shmangur sjellje të pahijshme. Çmimet që u vendosën ishin nga 5 euro për Ketaminë dhe 10 euro për LSD. Çdo komunikim i pjesëmarrësve bëhet nëpërmjet aplikacionit Telegram.
24- vjeçari tregon se drogërat kanë hyrë në një laborator ku është zvogëluar dëmi që mund të bëjnë.
Majin e kaluar, festivali i drogës u mbajt në Britani të Madhe me 5.000 pjesëmarrës. Vitet e kaluara ka pasur tentativa për t’u organizuar në Gjermani dhe Belgjikë, por forcat policore e kanë bërë të pamundur një gjë të tillë.
Të rinjtë merren veç e veç nëpër evente apo dalje argëtimi dhe njoftohen me fletushka ose në grupe Telegram-i dhe Whatsapp-i.
I riu tregon për Corriere se i thanë të ishte në mesnatë në Chiusi dhe se do i tregohej vendndodhja fikse, bashkë me DJ rumun Suburbass i vili do të jetë në festival. “Është më shumë një eksperiencë bashkuese se sa shkelim ligjin”, shton ai.
“Në Itali ka fëmijë të llastuar. Në një event të tillë bizneset e drogës që janë shumë të përhapura përfitojnë më shumë nga rrethanat.” Për tri vite me radhë në Rave ka pasur nga një viktimë, me drogë dhe aksidente.
“Pesë ditë duke ngrënë pica”, thotë 24- vjeçari. “Ishte specialiteti i festës. Nëse nuk e bëni, do të shpenzoni më shumë. Ika me dyzet euro në pesë ditë, plus paratë që treni të kthehej në Modena.”
Por në Shqipëri autoritetet nuk kanë asnjë informacion për këtë organizim të të rinjve, kryesisht të huaj.
Burimi:Corriere della Sera/Përshtati:Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.