Treg

Festimet e pavarësisë së SHBA-së, ngritën Bitcoin brenda 24 orëve

Një ditë pas përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së, Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë sipas kapitalit në treg, u rrit me 5% brenda 24 orëve, dhe momentalisht po tregtohet rreth 20.107 dollarë.

Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe, u rrit me 9% në 24 orët e fundit dhe po arrin 1.148 dollarë.

Tregu botëror i kriptomonedhave u ngrit me 5.3%, në vlerën e 910.9 mld dollarëve në 24 orë.

Kriptot e tjera më të vogla po përmirësohen gjithashtu. Binance Coin (6.6%), Solana (7.8%), Polygon (14%), dhe Avalanche (5.26%).

Gjithësesi, rritjet e fundit nuk janë aq domethënëse sa për të rikuperuar humbjet nga dëmtimi i fundit.

Bitcoin është ende në rënie 70% nga vlera më e lartë e vetja, 70 mijë dollarë, regjistruar në nëntor 2021.

Mbi 170 mln dollarë janë hedhur në tregun e kriptove gjatë 24 orëve të shkuara. 70 mln janë vetëm për Etherum, ndjekur nga Bitcoin me 45 mln dhe Solana me 10 mln.

Kriptomonedhat u luhatën kur bankat nisën rritjen e normës së interesit si përgjigje kundër inflacionit në rritje.

Çfarë po e nxit Bitcoin dhe Ethereum?

Arsyeja kryesore pas çmimit të rritur është përmrësimi i aktivitetit të përdoruesve pas lëvizjeve të shëndetshme të të gjithë vlerës në Ethereum.

Sipas analistëve të Glassnode, Bitcoin ka nxjerrë jashtë loje “turistët” ata që mbanin kripto për një kohë të shkurtër. Këta investitorësh mund të jenë përgjegjësit e krijimit të një ccmimi dysheme për monedhën digjitale.

Shitjet e NFT-ve janë rritur po ashtu, me 0.5% brenda 24 orëve, përkthyer në 12.9 mln dollarë. NFT-të me bazë në Ethereum ranë me 1% për 24 orë, por NFT-të e bazuara në Solana u rritën me 8.2%.

Jashtë tregut të kriptomonedhave, tregjet e aksioneve në të gjithë globin janë me ngjyrë jeshile gjatë orëve të sotme të tregtimit.

Dje, tregjet europiane përfunduan me të gjelbër, me FTSE të Britanisë së Madhe me rritje 0.89% dhe indeksin CAC të Francës me 0.4%.

Indeksi NASDAQ gjithashtu është rritur me 0.9%, dhe indeksi Dow Jones Industrial Average (DJI) gjithashtu është rritur me 1.05% para tregut. S&P 500 gjithashtu është rritur me 1.06% përpara ziles së hapjes./Decrypt


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë