Ka ndodhur

Festat rikthejnë fluksin në Kapshticë, mbi 3000 qytetarë në një ditë

Festat e fundvitit kanë rikthyer fluksin e hyrjeve në pikën e kalimit kufitar.

Në Pikën Kufitare të Kapshticës, sipas të dhënave, në 24 orët e fundit, kanë hyrë 3311 shtetas të huaj dhe shqiptarë duke shënuar kështu rritje të ndjeshme të lëvizjes së qytetarëve në hyrje të vendit tonë.

Për festat e fundvitit janë të shumtë qytetarët shqiptarë, të cilët kthehen në vendlindje ndërkohë që vetëm javën e fundit nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë gjithsej 20561 qytetarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë