Ekonomi

Festat e fundvitit, bizneset shqiptare pesimiste. Konsumatorët ‘larg’ blerjeve të mëdha

Nga Gazeta ‘SI’- Treguesi i ndjesisë ekonomike gjatë muajit dhjetor ra me 3.8 pikë përqindje, pas një përkeqësimi të besimit në të gjithë sektorët e biznesit dhe konsumatorëve.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ndërtimi pati rënien më të madhe të treguesit të besimit, me 5.5 p.p, pasi pritet të bie aktiviteti dhe kërkesa. Ndërtuesit parashikojnë rritje çmimesh dhe përkeqësim të fuqisë punëtore.

Treguesi i besimit në shërbime u tkurr po ashtu me 5.5 pikë përqindje në dhjetor, pasi bizneset presi rënie të kërkesës, por rritje të çmimeve.

Për bizneset e industrisë, besimi ra me 1 p.p, pasi ata presin rënie të kërkesës. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar për lart krahasuar me muajin e kaluar, ashtu si edhe pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen.

Besimi për bizneset tregtare ra me 3.3 p.p, ndikuar nga pritjet për një kerkesë më të ulët dhe çmime më të larta.

Besimi i konsumatorëve ra me 1.7 p.p në dhjetor, duke vlerësuar se nuk ishin të gatshëm për blerje të mëdha. Konsumatorët  vlerësuan me rënie të lehtë situatën ekonomike të vendit në të ardhmen dhe presin rënie çmimesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë