Ngjarje

Festat e fundvitit, 80 mijë hyrje në 24 orët e fundit në Shqipëri

Nga Gazeta ‘SI’ – Dita e Krishtlindjeve solli më pak emigrantë në Shqipëri, ndonëse hyrjet mbeten të larta. Nga mëngjesi i 25 dhjetorit, nga dogana e Kapshticës kanë hyrë  6.753 shtetas dhe kanë dalë 2.696. Një ditë më parë ishin rreth 10 mijë. Gjatë të gjithë javës që lamë pas në Shqipëri kanë hyrë rreth 30 mijë qytetarë vetëm nga kjo pikë.

Gjate 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë hyrë në total rreth 80.000 shtetas dhe rreth 21.000 automjete.

Për të përballuar fluksin autoritetet shqiptare kanë shtuar numrin e sporteleve, ku në pikat tokësore me Greqinë janë në dispozicion 6 të tilla, ndërsa në Portin e Durrësit 20. Porti po pret 6 tragete në ditë, kryesisht me origjinë Italinë.

Fluksi pritet të jetë i lartë deri në ditën e fundit të vitit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë