Ngjarje

Festa u kthye në tragjedi/ 51-vjeçari në Durrës u vra nga shoku i tij i droguar

Nga Gazeta Si- I dhunuar dhe me plagë të shumta në trup, kështu u gjet viktima në Durrës mbrëmjen e djeshme.

Rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë u njoftuan se në një banesë në lagjen nr. 12 të qytetit ishte gjetur pa shenja jete Valbon Beqiri, i njohur edhe me emrin Marko Beqiri, 51 vjeç, baba i një djali.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore, rezultoi se viktima kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me thikë, të cilat dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen.

Pas dorëzimit të autorit të dyshuar, është zbardhur edhe ngjarja.

Një festë e organizuar në apartamentin e viktimës është kthyer në tragjedi.

Herë pas here viktima ftonte miq dhe konsumonin pije e lëndë narkotike, gjë që ka ndodhur edhe mbrëmë.

Dyshohet se nën efektin e narkotikeve autori i dyshuar, një i ri rreth moshës 24-vjeçare ka nisur të godasë viktimën fizikisht e më pas me thike.

Autori, sipas burimeve nga grupi hetimor, nuk njihet si person problematik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë