Gazeta Si – Festa e fitores së kampionatit anglez nga Liverpool ia la vendin skenave të kaosit. Një 53-vjeçar britanik u arrestua nga policia pasi një makinë përplasi këmbësorët në qendër të qytetit të Liverpool-it, pas paradës së fitores.
“Po kryhen hetime të gjera për të zbardhur rrethanat që çuan në përplasjen,” njoftoi policia e Merseyside, sipas asaj që shkruajnë mediat.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë kaosin që ndodhi kur makina hyri në mes të rrugës, duke përplasur të gjithë njerëzit që i dilnin përpara.
ADMIN POST.
— Tommy Robinson 🇬🇧 (@TRobinsonNewEra) May 26, 2025
A new angle of the suspected terror attack on crowds celebrating in Liverpool, shows the car making impacts with pedestrians.
It's looking very intentional from this view.
Prayers out to the victims. pic.twitter.com/OPyun51ApY
Siç shihet nga videoja, kanë qenë tifozët që kanë ndërhyrë për të neutralizuar autorin, ndërsa më pas kanë shkuar forcat e policisë që e kanë vënë në pranga.
Për pasojë, rreth 50 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa deri më tani nuk flitet për viktima.
Sipas “The Guardian”, përplasja ndodhi pak pasi rrugët ishin rihapur pas përfundimit të paradës. Për ngjarjen reagoi kryeministri britanik, Keir Starmer.
“Mendimet e mia janë me të gjithë të lënduarit dhe të prekurit nga kjo ngjarje. Dua të falenderoj policinë dhe shërbimet e emergjencës për përgjigjen e shpejtë dhe të fortë ndaj këtij incidenti tronditës”, tha ai, i cili bëri me dije se po qëndron i përditësuar mbi zhvillimet e kësaj ngjarje.
Skuadra e Liverpool njoftoi se ishte në kontakt me autoritetet policore në lidhje me incidentin që ndodhi në Rrugën “Water”.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me ata që janë prekur nga ky incident i rëndë. Do të vazhdojmë t’i ofrojmë ndihmën e plotë shërbimeve të emergjencës dhe autoriteteve lokale që po përballen me këtë incident”, thuhet në njoftimin e klubit.
Sipas The Guardian, hetues të njësisë kundër terrorizmit janë përfshirë në investigimin e ngjarjes.
Pjesëmarrja e oficerëve kundër terrorizmit në fazat e hershme të hetimit konsiderohet si një masë paraprake, ndërsa po shqyrtohet nëse përplasja ka qenë e qëllimshme apo aksidentale, si dhe cili ka qenë motivi i mundshëm i incidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



