Vikena Kamenica ka hapur ‘siparin’ e këngëve në Festën e Birrës në Korçë. Atmosfera tashmë është ndezur dhe qytetarët festojnë me këngët e Kamenicës dhe Birrën Korça e Tirana.
Mijëra qytetarë kanë shkuar që në ditën e parë në Korçë.
Nata e parë nuk përfundon këtu, pasi mijëra qytetarë janë në pritje të këngëtarëve Lefteris Pantazis dhe Devis Xherahu që do të ndezin skenën tek terminali i autobusave në Korçë.
Përveç mbrëmjes së sotme ka dhe 4 netë të tjerë feste për të përfunduar të dielën.
Në Festën e Birrës së Korçës ka shumë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës.
Ndërkohë, ftesa që i është bërë këngëtarit serb, Goran Bregovic për të performuar në Festën e Birrës në Korçë ka krijuar shumë polemika.
Qytetarë të shumtë, ashtu si dhe personazhe të njohur të ekranit kanë reaguar të revoltuar duke bërë thirrje për bojkot.
Për një pjesë të opinionit në vendin tonë dhe trojet shqiptare këngëtari është i padëshirueshëm për shkak se e konsiderojnë si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës.
Sipas tyre, Bregoviç ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.