Motosport

Ferrari zyrtarizon zëvendësin e Vettel

Carlos Sainz do të pilotojë makinën Ferrari në Formula 1, duke nisur nga sezoni 2021. Piloti spanjoll, djali i ish-kampionit të botës të Rally me të cilin ndan edhe emrin, është zgjedhur nga Maranello si zëvendësuesi i Sebastian Vettel dhe do të jetë partner i Leclcer.

25 vjeçari nga Madrid do të largohet nga McLaren ku zbarkoi në 2019. Sainz ka debutuar në F1 në 2015 me Toro Rosso përpara se të transferohej tek Renault në 2017. Në total ka garuar në 102 GP. ” Pas zyrtarizimit, vijnë dhe fjalët e para të pilotit spanjoll: ‘’ Të garoj për Ferrarin gjatë vitit 2021 është një ëndërr që do të bëhet realitet për mua. Jam shumë i lumtur që do t’i bashkohem kësaj skuderie të madhe. Gjithmonë ka qenë objektiv për mua të garoj për kokëkuqen. Jam entuziast kur mendoj për të ardhmen time me këtë ekip”

Në rekordet e tij me Mclaren, ka një vend të tretë të arritur në Brazil sezonin e kaluar, kur regjistroi pozicionimin e tij më të mirë në klasifikimin e përgjithshëm, duke e mbyllur me 96 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë