Gazeta Si – Sharl Leklerk dhe Ferrari hedhin të zezën mbi të bardhë në një akord shumëvjeçar, që e shtyn binomin përtej sezonit të 5-të që nis me Botërorin 2024 pas pak më shumë se një muaji në Bahrejn. Rinovimi ishte i sigurt, ndërsa komunikata zyrtare e skuderisë italiane nuk e saktëson kohëzgjatjen.

Mund të jetë një akord 5-vjeçar, si ai që skadonte në 2024-ën dhe që tashmë është kaluar. Rinovimi shënon një kthesë të rëndësishme në planet e ferraristëve dhe karrierën e pilotit francez, pasi e bën atë ‘flamurin’ e vërtetë të Ferrarit për të tashmen dhe periudhën në vazhdim.
‘Skuderia Ferrari është e lumtur të njoftojë se ka zgjaur bashkëpunimin me Sharl Leklerk, që do të vazhdojë të garojë me skuadrën italiane edhe sezonet e ardhshme të Formula 1. Sharl është rritur në Maranelo që nga momenti i debutimit të tij në Formula 1, duke qenë pjesë e Ferrari Driver Academy në 2016-ën.
Ai është piloti më i ri në moshë në historinë e skuadrës që ka arritur një fitore, atë në Spa-Francorchamps, që e përsëriti një javë më pas në Monca, përpara tifozëve tanë”, – shkruhet në komunikatën e Ferrarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.