Gazeta Si – “Dy vjet më parë deklaruam se do të punonim fort për t’u kthyer në nivel kompetitiv. Dhe pas dy vitesh shumë të vështirë, kampionati 2022 ka nisur në mënyrë vërtet emocionuese. Si të gjithë tifozët tanë, jam i kënaqur që po arrijmë rezultate të mira dhe jemi në nivel të lartë”.
Janë këto fjalët e presidentit Xhon Elkan në asamblenë e aksionerëve të Ferrarit referuar fillimit të sezonit, me dy fitore në tri garat e para, në vend të parë në klasifikimin e pilotëve dhe të konstruktorëve.

Tani fokusi është te gara e Imolës, në fundjavën e 22-24 prillit, ku presidenti i Ferrarit me siguri nuk do të mungojë. Ai pret fitoren e radhës dhe ndërkohë ka disa këshilla për të tijtë:
“E dimë që sezoni sapo ka nisur dhe në Formula 1 je i rrethuar nga një konkurrencë e fortë. Duhet të punojmë si skuadër për t’u përmirësuar në çdo aspekt të performancës sonë. Ky është shpirti dhe sjellja që dua të shoh në Imola dhe gjatë gjithë sezonit”, – ka theksuar Elkan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




