Motosport

Ferrari ndryshon gjithçka për t’u kthyer fuqishëm, synon të jetë forcë e dytë

Gazeta Si – Në Maranelo po përgatisin diçka të re për pjesën e pasme të makinës dhe disa modifikime aerodinamike, në mënyrë që dy pilotët të jenë në gjendje të rivalizojnë me Vershtapen. Në cirkuitin e Melburnit duhet patjetër një reagim.

Për momentin Ferrari duhet të luajë në ‘mbrojtje’ dhe të të limitojë dëmet, të mbledhë forcat dhe të tentojë goditjen me atë që ka. “Tani shkojmë në Australi, – tha Leklerk në Jedah, – pastaj kemi tri javë shumë të rëndësishme për të punuar”.

Makina e Leklerk gjate gares se Bahrejnit. Gazeta Si, 29 mars 2023

Piloti francez la të nënkuptohet se duhen gjetur zgjidhje në një mënyrë sa më ideale dhe menjëherë. Fjala është për garat në Baku, Majemi dhe Imola. Në Azerbajxhan dhe Florida garohet në cirkuite brenda qytetit, që nga natyra e tyre janë atipikë. Hapësira e lënë në kalendar nga gara e Shangait jep mundësinë për të riparë versionin e SF-23, pasi ka kohë më shumë.

Garat e Bahrejnit dhe Arabisë Saudite e kanë bindur Fred Vaseur të modifikojë programet. Ai ka thënë që në fillim se ka një plan zhvillimesh për të futur praktikisht në çdo garë të kampionatit. Për 3 garat e ardhshme do të ketë ndërhyrje të ndikuara nga karakteristikat e cirkuitëve. Ndryshimi nis me pjesën e pasme të makinës. Duhet stabilizuar po ashtu lartësia e makinës nga asfalti.

Makina SF-23 aktualisht nuk mund të ecë ulët, siç do të ishte e nevojshme, ku pilotët shtojnë gazin. Dhe ndryshimi mund të vijë me një pjesë të pasme të re. Praktikisht, në Maranelo janë frymëzuar nga Red Bull-i dhe duan ta kopjojnë. Ferrari synon të jetë forca e dytë e kampionatit dhe ndryshimet janë të domosdoshme.

Në Melburn skuderia italiane do të përpiqet të rezistojë. Vaseur e di mirë që ndryshimi nuk është vetëm çështje asetesh, duhet punuar me ato elementë që e bënë Leklerk të luftonte për ‘pole position’. Do të jetë një pauzë e gjatë pune dhe studimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë