Motosport

Ferrari me risi në Hungari dhe Belgjikë, SF-23 jep ende shpresë për tifozët

Gazeta Si – Paraqitja zhgënjyese në Silverston nuk e ka fshehur gjithsesi stabilitetin e makinës, që ndikoi në konsumimin më të paktë të gomave. Në një pistë si ajo e Hungaroring pritet një paraqitje më e mirë, më pas një paketë e re për garën e Spa.

Gara e Ferrarit në Silverston ngriti një pikëpyetje: A ka gabuar drejtim kjo skuderi me zhvillimin e makinës? Pas paraqitjeve të mira në Kanada dhe Austri, prova në një cirkuit të shpejtë si ai i Silverston nuk u kalua me sukses dhe tifozët kanë dyshime për rrugën e ndjekur. Tani ata pyesin: Çfarë mund të presim në Hungari dhe Belgjikë?

Makina e Leklerk gjate nje gare. Gazeta Si, 15 korrik 2023

Pavarësisht rezultatit final, nuk është korrekte që përgjegjësitë t’i faturohen të gjitha SF-23. Për një gjykim të saktë duhet analizuar situata midis paraqitjes në kualifikuese dhe përfundimit të garës.

SF-23, pavarësisht të gjithave, ka treguar një qëndrim më të mirë dinamik dhe aerodinamik pikërisht në Angli, pistën me 3 kthesa të shpejta. Dhe kjo është diçka pozitive për të pasur pritshmëri më të mëdha në Hungari, ku makina mund të adaptohet më mirë. Konsumimi i gomave nuk duket më një problem dhe pritet që Ferrari të bëjë një hap përpara në garë.

Në Hungari pritet të debutojë një version i riparë dhe i rregulluar i anës së pasme të makinës.

Për garën e Belgjikës ndërkohë pritet një paketë e fundit aerodinamike për ngarkesë më të ulët karburanti. Në pistën belge, ekuilibri i makinës luan një rol rol shumë të rëndësikshëm në raport me gjatësinë e pistës, që imponon një administrim më efikas të gomave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë