Ferrari rrit shpejtësinë. Motori i ri i SF21 do të debutojë në Çmimin e Madh të Rusisë dhe jo në Turqi më 10 tetor, siç ishte parashikuar. “Power unit”-i i ri i Milanelos do të vendoset fillimisht vetëm në makinën e Sharl Leklerk, i cili në cirkuitin e Soçit do të niset nga fundi, sipas rregullores, pavarësisht rezultatit të kualifikueseve.
E reja substanciale teknike është te sistemi hibrid, mbi të gjitha “në funksion të projektit 2022”, siç thuhet në komunikatën e Ferrarit. Një sforco tjetër teknike, që do të testohet në garën e Soçit për të përmirësuar kohën në këtë kampionat jo brilant të skuderisë italiane, të paktën deri tani.

Motori i ri pritet që t’i japë një shtysë më të fortë pjesës elektrike, t’i japë më shumë fuqi makinës në pjesën e drejtë të pistës. Zgjedhja për të montuar motorin e ri vetëm te makina e Leklerk, siç shpjegojnë në Maranello, është bërë për arsye mbrojtëse përballë rrezikut të përdorimit të baterisë që u dëmtua në garën e Hungarisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




