Motosport

Ferrari mban në ‘nxemje’ 18-vjeçarin Bearman, mund të garojë edhe në Australi

Gazeta Si – Sërish në timonin e Ferrarit, 3 ditë pas garës së Arabisë Saudite, ku ai debutoi në Formula1 dhe zuri vendin e 7-të, duke marrë 6 pikët e para në karrierë. Oliver Bearman zbriti në pistë në Fiorano me F1-75, praktikisht ‘gjyshja’ e SF-24, që piloti i ri drejtoi në Jedah.

Bëhet fjalë për një test të programuar, por në të njëjtën kohë e lejon 18-vjeçarin të bëjë ‘nxemjen’, nëse Karlos Sainz (që ka operuar apendicitin të shtunën e kaluar) nuk do të jetë gati për fundjavën e garës së Australisë, nga e premtja e 22 marsit deri të dielën e 24 marsit. Në çdo rast, Bearman do të jetë aty për etapën “Down Under” të kampionatit të Formula 2.

Për testet në Fiorano, sipas rregullores së Ferrarit, Oliver Bearman duhet të kënaqet me makinën e përdorur nga Leklerk dhe Sainz në Botërorin e 2022-shit, i pari i rregullores së re teknike. Kështu që është shumë aktual dhe funksional.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë