Sociale

Fermerët protestojnë kundër rritjes së çmimeeve dhe imputeve bujqësore në Lushnjë

Dhjetëra fermerë kanë zhvilluar këtë të diel një protestë tek Ura e Kuçit në rrugën nacionale Lushnjë-Berat kundër rritjes së çmimeve, imputeve bujqësore dhe subvencioneve.

Sipas tyre, kjo rritje nuk ndihmon në zgjidhjen e krizës dhe uljen e çmimit të lartë të naftës për mekanikën bujqësore.

Ata i kanë kërkuar Ministrisë së Bujqësisë të rishikojë skemën kombëtare, të rrisë fondet për bujqësinë dhe të kërkojë ndjesë publike, pasi sipas tyre ka gënjyer blegtorët, duke iu premtuar një skemë lek/litër, ndërsa VKM-ja doli lek/krerë.

"Na tha subvencion 100 lekë për litër dhe gënjeu ministrja. Nafta ka shkuar 2 mijë lekë. Të vijë ministrja ta mbajë stallën një ditë të vetme. Jemi të tërë me borxhe. Të vijë ministrja të na sqarojë”, thotë një fermer.

Disa ditë më parë, Sindikata e fermerëve të bashkuar i ka dërguar një shkresë zyrtare qeverisë, ku kërkonin subvencione, ulje të çmimit të naftës dhe rritje të imputeve bujqësore, por ende edhe sot nuk kanë marrë një përgjigje. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë