Projekti i shumëpritur i Metës i realitetit virtual Metaverse pritet të jetë fillimi i një epoke krejt të re. Dhe ndërsa jemi të emocionuar për të gjitha mundësitë që mund të na ofrojë kjo botë e re virtuale, jo të gjitha përdorimet e VR janë të destinuara për njerëzit.
Në Rusi fermerët kanë filluar të pajisin lopët e tyre me syze VR për të ndihmuar lopët të relaksohen duke u ofruar atyre pamje me diell dhe gjelbërim në mënyrë që kafshë të jenë më të lumtura dhe kështu të prodhojnë më shumë qumësht.
Një fermer në Turqi po teston të njëjtën teori tek lopët e tij. Izzet Kocak, një fermer që jeton në Aksaray, Turqi, ka filluar të vendosë kufje VR në disa nga lopët e tij për të parë nëse kafshët do të prodhonin vërtet më shumë qumësht kur besojnë se janë në një mjedis të këndshëm me diell jashtë dhe jo në një vend të mbyllur.
Kocak mendoi se mashtrimi i lopëve duke menduar se ishin në të vërtetë jashtë nëpërmjet kufjeve VR do t’i bënte ato më të lumtura dhe do të prodhonte më shumë qumësht, veçanërisht në dimër kur lopët janë të bllokuara në stallë për shkak të kohës.
Kocak tha se i duhej të kërkonte mënyra alternative për të prodhuar më shumë qumësht. Përpara se të provonte syzet VR, Kocak tha se kishte luajtur muzikë klasike qetësuese për bagëtinë e tij. Duke folur për Anadolu Ajansi, ai tha se “Në Rusi, lopëve u pajisën syze të realitetit virtual. Ne vendosëm ta provonim në biznesin tonë. Në fazën e parë, ne testuam syzet e realitetit virtual në dy nga kafshët tona dhe monitoruam procesin për rreth 10 ditë. U vu re një rritje si në cilësinë ashtu edhe në sasinë e qumështit te kafshët që mbanin syze”.
Sipas Kocak, prodhimi i qumështit të lopës ka shkuar nga 22 litra në 27 litra në ditë.
Kufjet VR për bagëtinë u testuan fillimisht në Moskë, Rusi dhe thuhet se u zhvilluan në koordinim me veterinerët. Meqenëse syzet rezultuan të ishin të suksesshme në fermën e tij, Kocak tha se ai po planifikon të porosisë 10 palë syze të tjera nga Rusia dhe t’i instalojë ato në kafshët e tij.
Ndërsa rezultatet e hershme duken pozitive për fermerët, procesi ngre pyetje serioze në lidhje me bujqësinë etike. A do t’ia vlente më shumë qumësht nëse kjo vjen si pasojë e një veprimi të tillë, duke i bërë këto kafshë të mos kenë perceprimin e botës reale?
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



