Fermerët e Lushnjës u ulë këmbëkryq dhe protestuan mes forcave policore për kërkesat e tyre lidhur me heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së dhe ndryshimeve fiskale të bëra nga qeveria.
Në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut, protestuesit u përplasën me policinë dhe bllokuan të gjithë lëvizjen e automjeteve.
Me pankarta në duar ata kanë shtruar 7 kërkesat e tyre:
“Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg”, që sipas tyre është
-Instrument për formalizim.
-Instrument zhvillimi jo përkrahje sociale.
-Lufton korrupsionin dhe burokracinë
-Stimulon suksesin, lufton parazitizmin
-Garanton efektshmëri të shpenzimit
-Zero kosto implemtim.
Pak ditë më parë ata i nisën një listë me kërkesa Ministrisë së Bujqësisë dhe Kryeministrit Rama ku kërkonin subvencione direkte për prodhimet bujqësore; barazimin e TVSH-së si në shitje ashtu edhe në blerje si edhe rivendosjen e subvensionit të TVSH-së me 6%.
Skema e subvencionimit të fermerëve në Shqipëri ka qenë ndër më komplekset dhe me ndryshime të shpeshta. Kompensimi prej 6% është vendosur fillimisht në vitin 2019 ,pasi më herët ishte 20%. Supozohej se 6% e TVSH-së së prodhimeve bujqësore do t’i kthehej fermerëve në formën e subvencioneve. Në paketën e re fiskale propozohet që norma e kompensimit të prodhuesit bujqësor të bëhet 0 % nga 6% që është aktualisht dhe të zëvendësohet me skema të subvencionimit. Për vitin 2022 fondi në dispozicion për fermerët do të reduktohet me 2%.
Vitin që vjen Ministria e Bujqësisë parashikon 12.736 miliardë lekë për fermerët nga 13.156 miliardë lekë që janë këtë vit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.