Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli bashkë me fermerët e tjerë në vend, të cilat janë në protesta të vazhdueshme, i kanë drejtuar 6 kërkesa Ministrisë së Bujqësisë.
Kërkesat lidhen me situatën aktuale, por edhe probleme të tjera të lëna pas dore për fermerët. Vendosja e një çmimi fiks për naften e fermerve në vlerën 1 euro/litër, si në vendet e rajonit, është kërkesa e parë. Fermerët kërkojnë vendosjen e një tavani për çmimet e inputeve bujqësore.
Po ashtu kërkojnë riformulimin e skemës mbështetëse, heqjen të gjithë skemave që nuk shkojnë drejtpërdrejt tek fermeri dhe dyfishim të financimit të skemës njësoj si në Kosovë dhe rajon.
Fermerët kërkojnë dhe heqje të dyshemesë e tavanit për rimbursimin sipas numrit të krerëve dhe sipërfaqes së mbjellë.
Në fund, ata kërkojnë përshtatjen e kushteve që fermerët dhe prodhuesit të mos kenë mungesa të produkteve kryesore.
Kërkesat e fermerëve nuk janë të reja, janë çështje të mëhershme, por riadresimi i tyre nënkupton që nuk ka pasur zgjidhje.
“Ministrja e Bujqësisë se ka mendjen tek fermerët dhe nuk jeton me situatën”,- e mbyll fjalën e tij Resuli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.