Drejtësia

Ferma me kanabis në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit

Gazeta Si – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 133 vite burg në total për 17 anëtarët e një grupi kriminal që kultivonte lëndë narkotike kanabis përmes serave në Berat.

Ata po gjykohen me procedurë të shkurtuar dhe do të përfitojnë ulje të dënimit. Për katër të pandehurit, Bashkim Mema, Drita Mema, Izmire Mema dhe Edison Mema, është kërkuar pezullimi i dënimit me burg dhe vënia e tyre në provë për tre vite. Sasia e kultivuar e kanabisit ishte 1.7 deri në 1,8 ton.

Operacioni u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis si dhe u arrestuan të paktën 11 persona.

Dy vite më pas me kërkesë të SPAK, GJKKO firmosi më 22 prill 2024 caktimin e masës së sigurisë personale “arrest në burg” për 9 persona.

Të pandehurit akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ata ishin pjesë e aktivitetit kriminal që zhvillohej në Berat dhe në atë kohë thuajse gjithë komisariati i këtij qyteti u shkri, ku u ndërmorën masa disiplinore si largim nga detyra apo shtyrje e afatit të gradimit për shkak se nuk zbuluan aktivitetin kriminal.

Pretenca e SPAK për 17 të pandehurit

Sadetin Hasaj 13 vite burg

Blerim Xheka 13 vite burg

Sidrit Bisha 10 vite burg

Suad Smakaj 9 vite burg

Jurgen Ujkaj 10 vite burg

Samoel Lushaj 10 vite burg

Endriol Xheka 9 vite burg

Mirvaldo Disha 9 vite burg

Hamdi Dyli 8 vite burg

Arben Vrapi 6 vite burg

Adiol Çifkiku 6 vite burg

Lulzim Bushataj 5 vite burg

Mustafa Manej 5 vite burg

Bashkim Mema 5 vite burg

Drita Mema 5 vite burg

Izmire Mema 5 vite burg

Edison Mema 5 vite burg


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë