Futboll

Fenomen dhe jashtë fushe, kur Ronaldo bënte dhurata e rrinte 4 orë për foto me të gjithë

“Ishim në grumbullim me kombëtaren para Botërorit në Rio De Zhaneiro. Ishte viti 1998 dhe një pasdite, sapo përfunduam stërvitjen, shkuam në plazhin e Kopakabanës, në resortin e rezervuar për Brazilin. Kur shkuam aty, Ronaldo pa disa djem që po luanin një ndeshje buzë detit.

Menjëherë u kthue nga unë dhe më tha: ‘Shikoji me çfarë fanellash po luajnë, po shkoj t’u sjell ca materiale sportive, fanella të vërteta futbolli’. Unë ia ktheva: ‘Po ku shkon, do mbildhet gjithë plazhi kur të të shohin?’

Ronaldo dhe Roberto Karlos me fanelln e Brazilit. Gazeta Si, 11 dhjetor 2021

Ai shkoi në dhomë dhe pastaj u kthye me këpucë, tuta, fanella, topa dhe gjithçka gjeti. Ishin materiale që na i sillte sponsori ynë “Nike” si dhuratë. ‘Forca Robi, më ndihmo pak, shkojmë t’i kënaqim këta djem, sepse kanë nevojë’, – më tha. Zbritëm në plazh dhe u dhuroi gjithë atë material.

Nuk i harroj kurrë fytyrat e atyre djemve, ishin entuziastë, kërcenin nga gëzimi, e përqafonin sikur të kishin takuar një Zot. Ishte ora 5 e pasdites dhe në dhomë shkuam në orën 9. I gjithë plazhi donte të bënte foto me të dhe ai i kënaqi të gjithë. Ky ishte …Fenomeni”.

Një histori e treguar nga Roberto Karlos, një nga miqtë më të mirë të Luis Nazaro da Limës, për të gjithë Ronaldo Fenomeni. Fenomen në fushë dhe më shumë akoma jashtë saj. Një futbollist dhe njeri i dashur për të gjithë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë