Lojëra me Dore

Fenerbahce nxjerr jashtë kampionët

Euroleague mbylli 1/2 finalen e parë mes Fenerbahce dhe Panathinaikos. Derbin ballkanas e fituan turqit e Jasikevicius (që arrin Finalen e parë si trainer) me rezultatin 82-76 në “Etihad Arena”. Panathinaikos detyrohet të dorëzojë skeptrin ndërsa Ataman mbetet në kuotën e 3 titujve duke mos qënë në gjëndje të fitojë dy sezone rradhazi në pankinën e gjelbër (diçka që e realizoi me Anadolu Efes). Kjo është Finalja e parë që nga viti 2008 për Fenerbahce në Euroleague.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë