Fëmijët e vegjël shpesh mund të kuptojnë se si ndihen njerëzit, edhe nëse ata mbajnë një maskë për fytyrën, zbuloi një studim i ri i publikuar të hënën.
Ka pasur disa shqetësime se maskat e fytyrës të përdorura në shkollë gjatë pandemisë mund të dëmtojnë zhvillimin e fëmijëve më të vegjël, por studimi i botuar në revistën “JAMA Pediatrics” tregon që fëmijët i njohin emocionet edhe pa maska.
Për këtë studim, ekspertët nga Spitali Universitar i Lozanës në Zvicër treguan 90 fotografi në mënyrë të rastësishme tek 300 fëmijë të moshave 3 deri në 6 vjeç. Fotot shfaqnin aktorë që shprehnin gëzim, zemërim ose trishtim. Në gjysmën e imazheve, aktorët mbanin maska. Atyre iu kërkua ose të emërtonin emocionin që shfaqnin aktorët në fotografi. Fëmijët të dallonin shumicën e emocioneve të shprehura në fytyrat e njerëzve.
Sipas ekspertëve ata përshkruan emocionin e duhur në më shumë se 70% të rasteve kur personi në fotografi ishte pa maskë dhe e kuptonin si duhet më shumë se 67% të rasteve kur personi mbante maskë.
Ekspertët konstatuan se sa më të rritur ishin fëmijët, aq më të sakta ishin përgjigjet. Rreth një e katërta e parashkollorëve e kishin më të vështirë të dallonin trishtimin nga zemërimi dhe rreth 21% përqind e tyre ngatërronin gëzimin me trishtimin.
Ashley Ruba, një eksperte e psikologjisë zhvillimore në “Child Emotion Lab” në Universitetin e Wisconsin-Madison, fëmijët e vegjël kanë nisur t’i fitojnë këto aftësi të reja.
“Më pëlqen të theksoj se fytyra nuk është mënyra më e rëndësishme për të komunikuar emocionet tona, është vetëm një mënyrë. Ne përdorim gjithashtu tonin e zërit, kemi qëndrimin e trupit, kemi lloje të tjera të dhënash kontekstuale që fëmijët dhe të rriturit mund të përdorin për të kuptuar njëri-tjetrin,” shtoi Ruba.
Për përpunimin e gjuhës, është e rëndësishme që fëmijët të mësojnë të lexojnë buzët, por është e qartë nga hulumtimi, se një maskë nuk do të dëmtojë zhvillimin e një fëmije.
Si psikologe zhvillimore, ajo mendon se ka shumë aspekte të tjera të pandemisë që mund të dëmtojnë zhvillimin e një fëmije, si izolimi dhe probleme të tjera sociale-ekonomike.
“Maskat janë ndoshta në fund të listës së gjërave për t’u shqetësuar,” tha ajo.
Burimi: CNN/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje