Ka ndodhur

Fëmijët djegin një shtëpi në Berat, pronarët jetojnë në Greqi

Gazeta Si – Një shtëpi 3-katëshe është përfshirë nga flakët sot në mbrëmje në Berat, në lagjen e njohur si ish-pjeshkorja. Shkak janë bërë fëmijët e lagjes. Zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, sepse pronarët nuk banojnë aty, por në Greqi.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të shuajnë zjarrin. Nga sa është mësuar më pas, kanë qenë fëmijët e lagjes ata që i kanë vënë zjarrin shtëpisë në katin e dytë të saj.

Fëmijët kanë hedhur kartonë të ndezur në një nga dritaret e hapura të shtëpisë. Janë djegur të gjitha orenditë e katit të dytë të shtëpisë, i vetmi kat i rregulluar për banim.

Shtëpia rezulton në pronësi të shtetasit Raqi Kule, i cili jeton në Greqi bashkë me familjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë