Keshilla

Fëmija i parë, i mesit apo i fundit? Si ndikon rendi i lindjes në marrëdhëniet romantike

Edhe pse kemi 4 vite diferencë, unë dhe vëllai im i vogël jemi shokë të ngushtë. Disa nga shokët e mi që janë fëmijë të parë, si unë, mendojnë se kjo është pak e çuditshme. Unë dhe vëllai i marrim këshilla njëri-tjetrit për lidhjet romantike. Por një faktor që ne nuk e dinim se ndikonte në jetën tonë sentimentale, është edhe rendi i lindjes.

Nëse e përdor TikTok-un, mund të kesh dëgjuar tashmë për teorinë e “radhës së lindjes” që tregon se bashkimi i dy partnerëve sipas radhës së lindjes, tregon për përputhshmërinë e tyre. Teoria nuk është vetëm material për TikTok, por ka edhe baza në psikologji.

Radha e lindjes ndikon direkt në personalitetin tënd dhe se si ti i krijon lidhjet, përfshirë ato romantike. “Vëllai dhe motra të ndikojnë në mënyrë absolute në jetën romantike, sepse ato janë dinamikat e para të komunikimit që ka një person”, shpjegon Karen Stewart, psikologe për çiftet në Kaliforni. Ka shumë kuptim që një fëmijë i parë të tërhiqet nga një fëmijë i lindur i fundit.

Pra, çfarë është teoria e radhës së lidhjes dhe a mund ta tregojë kjo si do të shkojë marrëdhënia?

Teoria është në qarkullim prej më shumë se 1 shekulli. Psikologu austriak Alfred Adler, ai që ka zhvilluar dhe teorinë e kompleksit të superioritett, sugjeron se rendi i lindjes së një personi formon personalitetin dhe mënyrën se si prezantohet ai person në jetë. Me fjalë të tjera, guximi im për të marrë përgjegjësi buron nga sindroma e fëmijës së madh, pasi duke qenë fëmija i parë, unë kisha rolin e liderit dhe duhet të zgjidhja problemet.

Sipas Adler, radha se kur ke lindur të ndikon edhe në mënyrën si ti sillesh me partnerin. Më specifikisht, një person që është fëmija i parë në familje dhe ka pasur “në monitorim” fëmijët më të vegjël, përshtatet shumë mirë me një partner që ka lindur i fundit, që ka qenë “në monitorim”.

Fëmija i parë

Fëmijët e parë kanë një ndjesi hierarkie mbi vëllain apo motrën më të vogël. Stewart thotë se ndonjëherë, të lindurit e parë kanë më shumë tendenca për të qenë kontrollues, ndërsa të vegjlit janë më altruistë. 

Në fushën e takimeve, fëmijët e mëdhenj shfaqin shumë cilësi shpërblyese. Si fillim, ata janë të orientuar drejt veprimit - kështu që nëse planifikimi i natës së takimit nuk është gjëja juaj, ata ka të ngjarë të jenë më se të lumtur të marrin në dorë frenat. Fëmijët më të mëdhenj janë gjithashtu të përkushtuar dhe të besueshëm.

Ndërsa nuk ka asgjë të keqe të kesh një personalitet “alfa”, në vetvete, "nevoja për të pasur kontroll gjatë gjithë kohës" mund t'ju dëmtojë gjithashtu në një marrëdhënie, paralajmëron Julie Menanno, LMFT, një terapiste martese. Një fëmijë më i madh mund të mos dijë "si të përshtatet ose të jetë fleksibël me partnerin e tij", gjë që mund të çojë në probleme duke përfshirë pakënaqësinë nga partneri, shton ajo. Ju kurrë nuk dëshironi që partneri juaj të ndihet sikur është "i padukshëm" në marrëdhënie, kështu që përpiquni të hiqni dorë nga kontrolli kur të mundeni, këshillon Menanno.

Fëmija i mesëm vuan me konfliktin

Të rritesh si fëmija i mesit, ti humbet. “Ata nuk e dinë çfarë identiteti kanë, pasi kur janë me fëmijën e parë, trajtohen sikur ata janë fëmija i vogël dhe e anasjella. Fëmija i mesëm dëshiron të tregojë dominancë kur është me vëllain apo motrën e vogël dhe kjo është pak e ngatërruar” shpjegon Stewart.

Për shkak të kësaj tërheqjeje të vazhdueshme, fëmijët e mesëm shpesh marrin rolin e paqebërësit. “Si paqebërës, ata priren të tërhiqen nga konflikti sepse duan që gjithçka të jetë në rregull. Megjithatë, të qenit paqebërësi i familjes është rraskapitëse për ta, kështu që ata mund t'i shohin marrëdhëniet, përfshirë marrëdhëniet romantike, si shumë punë, "thotë Menanno.

Ndonjëherë, kjo mund të çojë në zhvillimin e aftësive të dobëta të komunikimit si "të kontrollohesh përballë konfliktit", shton ajo. Përkundrazi, Menanno thotë se fëmijët e mesëm mund të jenë verbalisht më luftarakë në marrëdhënie sepse "ata janë mësuar të luftojnë që zëri i tyre të dëgjohet". Ka të ngjarë të varet nga ajo se si duket marrëdhënia juaj me vëllezërit e motrat më të mëdhenj dhe më të vegjël.

Fëmija i vogël është gëzimi

Njohur si “bebja” e familjes, të lindurit e fundit përshkruhen si të përkëdhelur, ekstrovertë dhe të zhurmshëm. Ndërkohë që motra/vëllai i madh është ndjekur në çdo hap, më të vegjlit zakonisht prindërit i lënë më të lirë. Shkurt, ia hedhin.

Thënë kjo, fëmijët e fundit janë mësuar të mbështeten në figurat autoritare të shtëpisë, që mund të përkthehet dhe si një lloj varësie në lidhje. Nga ana tjetër, nëse ata janë të përkëdhelur dhe u janë përmbushur të gjitha nevojat, mund të bëhen asfiksues në një marrëdhënie.

Sigurisht çdo lidhje ka nevojë për balancë. Shpirti i haresë së fëmijës së fundit i duket tërheqës një personi që është fëmijë i parë, por edhe për një fëmijë të mesit. Spontaniteti i tyre ndez ndjenja bashkimi dhe gëzimi, që janë shumë me rëndësi për të themeluar një lidhje.

Komunikimi mund të jetë “thembra e Akilit” për fëmijët e vetëm

Ashtu si fëmijët e fundit, fëmijët e vetëm kërkojnë vëmendje sepse janë mësuar të jenë gjithmonë në qendër. “Ata kanë pasur të plotësuar çdo gjë në çdo kohë dhe kështu bëhen më kërkues”, thotë Stewart.

Fëmijët e vetëm bëhen egoistë në marrëdhënie. “Sipas stereotipeve, fëmijët e vetëm nuk mësojnë të ndajnë me të tjerët, p.sh lojërat që kur rriten kthehet në probleme e kohën dhe hapësirën”, vazhdon Stewart.

Komunikimi është pikë e dobët për to. ”Kjo bëhet e vërtetë kur ka konflikte. Fëmijët e vetëm janë katastrofikë me fjalët dhe veprimet. Por ndonjëherë ta mund të jenë dhe më të mature dhe inteligjencë emocionale më të lartë, sepse janë rritur në mes të rriturish”, thotë Stewart.

Çifti me përputhjen më të lartë: fëmijë i parë dhe fëmijë i fundit

Pra, çifti perfekt sipas teorisë është fëmija i parë dhe ai i fundit. “I pari është mësuar me rolin e kujdestarit, kërkon të të kënaqë dhe të kujdeset për ty. Pastaj është bebja e familjes, që kërkon të udhëzohet dhe të ketë dikë që kujdeset për të”. Është një dinamikë që të dy e njohin.

E njëjta gjë edhe për fëmijët e parë dhe fëmijët e vetëm.

Çuditërisht, fëmijët e mesit shkojnë më mirë me fëmijët e parë. I pari është lideri dhe sistemi mbështetës i fëmijës së mesit gjatë rritjes.

Dy persona me të njëjtën radhë lindje, kanë më pak përputhshmëri.

Teorikisht, dy partnerë me një rend lindje nuk janë kombinim i mirë.

“Dy fëmijë të parë do të debatojnë pafund në një lidhje. Dy fëmijë të mesëm do të konfuzohen dhe dy fëmijë të fundit nuk do të merren vesh”, thotë Menanno.

Gjithsesi, në fund të ditës ju nuk keni pse bazoheni në këtë teori dhe nëse jeni një fëmijë i pari nuk duhet të ndaheni nga partneri vetëm se është po ashtu fëmijë i parë./Women'sHealth


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë