Ekspozite

Felix Vallotton, artisti i kërcënimi dhe misterit

Tashmë mund të njihni misterin e pikturave të artistit me origjinë zvicerane, Felix Vallotton. Pikturat e tij gjenden në një ekspozitë të madhe në “Royal Academy of Art” institucion arti në Londër, të cilat janë të përfshira edhe në një roman që tashmë askush nuk e kujton.
Romani titullohet “La Vie Meurtire”, të cilin Vallotton e shkroi në vitin 1907, kur ai ishte në moshën 42 vjeçare. Në të, Zhak Verdier, narratori i kësaj autobiografie të trilluar, kujton një incident nga fëmijëria, kur ai dhe shoku i tij Vincent po ecnin sipër një muri buzë lumit. Vincent ishte duke ecur ndërkohë që përpiqej të ruante ekuilibrin, ndërsa hija e Verider që u krijua nga dielli i tërhiqte vëmendjen, duke bërë që ai të rrëshqasë në ujë dhe të lëndohet në kokë.

Autorportret në moshën 20 vjeçare, 1885

A ishte përgjegjës Verdier? Vincenti mendoi kështu dhe pas shumë kohësh të gjithë të tjerët menduan të njëjtën gjë. Mbi të gjitha në mendjen e Verderit ekzistonte ideja se, në një farë kuptimi qoftë me vetëdije apo jo, ai u përpoq që diçka të mos shkonte mirë me mikun e tij. Por a jemi përgjegjës për veprimet e hijeve tona? A përcaktohet forma e jetës tonë nga veprimet që pasojnë nga hija jonë. Më pas historia e Veriderit vazhdoi dhe pikërisht hija e trupit të tij ishte pjesë e një incidenti të dyshimtë të vdekjes së një zdrukthtari afër shtëpisë së tij, i cili goditi veten pa dashje për shkak se u hutua nga hija e Verdier.

Gënjeshtrat 1897

Bota që Valloton përfaqëson, qoftë me fjalë apo me imazh, përcaktohet pa dyshim nga veprimtaritë e hijeve. Ato pëshpëritin në fshehtësi. Ato na përcaktojnë. Marrim si shembull edhe një pikturë të famshme të Vallotton. “La Visite” të cilën e punoi në vitin 1899 dhe tashmë është një ndër veprat më të spikatura në ekspozitë. Në shikim të parë, gjithçka duket në rregull. Duket si një çift që po përgatiten për një kërcim romantik mes tyre, por nuk është kështu. Nëse shikoni edhe më thellë në pikturë do të kuptoni se kjo vizitë nuk është aspak e këndshme. Qafa e gruas është e tendosur, dora e saj nuk duket aq e lirshme dhe fytyra e burrit nuk është shumë dashamirëse. Kjo gjë nuk është një kërcim, por është një tentativë për sulm. Ai po përpiqet të krijojnë një “luftë” për të cilën e di shumë mirë që është e pashmangshme.

Gabrielle Vallotton, 1905


“Unë mendoj se gjithçka ka të bëjë me misterin që piktura transmeton. Në mendjen e Vallotton edhe mund të ketë qenë simbolika e një marrëdhënie të jashtëligjshme dhe ata po bashkëveprojnë në një mënyrë të brendshme dhe pak klaustrofobike,” shprehet Ann Dumas, artistja që mundësoi ekspozitën.
Vallotton lindi në qytetin zviceran të Lausanne në vitin 1865 dhe u transferua në Paris kur ishte 16 vjeç për të ndjekur ambicien e tij dhe për t’u bërë një artis i madh. Ai jetoi në Francë, pjesën tjetër të jetës së tij. Për herë të parë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në vitin 1890, si një zdrukthuar shumë i zoti dhe krijues. Gjithashtu ai kundërshtoi me forcë, lakminë dhe hipokrizinë e shtresës së mesme.

Intimiteti dhe Paraja 1898

Në një tjetër pikturë që krijoi në vitin 1898, e quajtur “Intimités V: L'Argent”, mendohet se ai ishte më ekzistencial. Në këtë pikturë shfaqet një burrë i cili duket i dëshpëruar për t’i treguar gruas së tij se, shpirti i saj nuk duhet të vuajë dhe marrëdhënia e tyre është delikate. Më pas kthejmë sytë në anën e djathtë dhe shikojmë një hije të madhe që i kërcënon ata.
Thuhej më ekzistencial? Jo ai nuk do të hiqte kurrë dorë nga ajo çfarë e kishte krijuar si artist.

Speca të kuq 1915

Dumas shpjegon se ky artist asnjëherë nuk është vlerësuar sa e meritonte dhe pikërisht për këtë arsye ajo riktheu pikturat e tij në një ekspozite, duke e bërë piktorin të njohu edhe për brezin e ri.
“Unë mendoj se ai është një artist i ashpër dhe me karakter të çuditshëm e disi të errët. Shumë vera të tij përfunduan në Zvicër, sepse vëllai i tij Paul Vallotton, një tregtar pikturash u kthye atje për të jetuar. Ai shiti një pjesë të pikturave të vëllait të tij në muzetë zvicerane dhe koleksionistët privatë, kështu që Valloton nuk ishte shumë i njohur në artin francez,” shton ajo.

Rërë në brigjet e Loire, 1923

Në Sandbanks on Loire (1923), një nga pikturat e fundit që Vallotton krijoi, Dumas e përshkruan si një ndjenjë të paqartë të kërcënimit që ndjente për veten. Në pamje duket një peizazhi bukur, ku një peshkatar po shkon për të kryer punën e tij pranë lumit. Pamja tregon një butësi në brigjet e lumit dhe në gjethet e pemëve, por hijet gjithnjë tregojnë një histori tjetër. Varka duket si një arkivon dhe hijet e pemëve të cilat janë larg tij, duken sikur shpejt e shpejt do ta mbulojnë. Mesazhi është i errët, por edhe i qartë.
“Askush nuk mund të kthehet nga vendi ku hijet na dërgojnë,” shpjegon Dumas./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë