Futboll

Felix ndodhet në klubin e gabuar, po punon me trajnerin e gabuar

“Ylli i Atletico Madrid, Joao Felix, është një lojtar i talentuar, por ai po luan për klubin e gabuar”, sipas Rafael van der Vaart. Felix u bë lojtari më i shtrenjtë portugez në histori, kur u transferua  për shifrën 148 milionë $ nga Benfica në “Wanda Metropolitano”.

20-vjeçari u shfaq si një nga perspektivat më të ndritura të futbollit europian në “Estadio da Luz”, sezonin e kaluar, duke shënuar 19 gola në 37ndeshje në të gjitha garat. Paraqitjet e tij tërhoqën vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha në botë, përfshirë Real Madridi, Manchester United, Bayern Munich dhe PSG, por Atletico Madrid e fitoi garën për transferimin  e tij. Felix e filloi sezonin 2019-2020 në mënyrë të shkëlqyeshme, dhe fitoi çmimin e lakmuar të “Golden Boy” për lojtarin më të mirë U21 në Evropë, duke mposhtur Jadon Sancho dhe Kai Havertz në votimin përfundimtar. Por, ish-ylli i Benfica nuk ka qenë në formë që nga ajo kohë, me  Atleticon që renditet në vendin e gjashtë pas 22 ndeshjeve.

Van der Vaart ka kritikuar trajnerin Simeone për dështimin për të ndryshuar stilin e lojës së Atletico Madridit për të përshtatur Felix, ndërsa sugjeron se mesfushori nuk duhej të kishte zgjedhur “Wanda Metropolitano”. “Joao Felix është një lojtar i shkëlqyer, por ai ndodhet në një klub të gabuar. Kur nënshkruan me sulmuesin portugez, unë besova se Diego Simeone do të përpiqej të ndryshonte stilin e të luajturit, por kjo është larg nga rasti. E kuptoj që të fitosh është e rëndësishme, por kur ke një sulmues  të talentuar si ai, duhet të kujdesesh për stilin e të luajturit disi, për t’iu përgjigjur nevojave të tij. Atletico Madrid luan në një mënyrë shumë kompakte, me një fokus të madh te mbrojtja. Felix është në një klub të gabuar dhe po punon nën trajnerin e gabuar”.

Ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin e Felix, pas dëmtimit në ndeshjen kundër Leganes më 26 janar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë