Gazeta Si – Tenisti i njohur zviceran, Roxher Federer, nuk luan prej 11 muajsh, por nuk dorëzohet. Ai ka në plan të rikthehet në ‘Laver Cup’ në shtator, për të luajtur rregullisht në 2023-shin.
Federer nuk e mendon tërheqjen. Zvicerani ka dhënë së fundi një lajm të mirë për miliona fansa të tij në gjithë botën: në 2023-shin do të jetë në fushë. Ai po provon që të rikthehet në mënyrën më të mirë.
A welcome guest.#LaverCup | @rogerfederer pic.twitter.com/cUzgTSRzlZ
— Laver Cup (@LaverCup) September 24, 2021
“Ideja ime, – thotë Federer për ‘SRF Sport’, – është të shoh në çfarë pike jam. Por e shoh të ardhmen me besim. Mendoj se 3-4 muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për të ardhmen.
Kam ndjenja pozitive për atë që do të ndodhë, duke parë si po shkojnë gjërat”. Ish-numri 1 në botë më pas ka përcaktuar edhe objektivin më të afërt për 2022-shin.
“Do të luaj në ‘Laver Cup’ (në shtator) dhe pastaj në Bazel (në tetor). Pasi të mbyllet sezoni do të kem kohë të kap formën dhe të përgatis sa më mirë sezonin e ri. Ky është qëllimi im, duhet durim.
E dija që në fillim që do të duhej kohë. Megjithatë, jam shumë aktiv. Shkoj në palestër dhe pak nga pak po e përmirësoj formën. Gjithçka ecën ngadalë, siç e thashë. Luaj pak tenis, me fëmijët e mi”, – ka shtuar Federer.

Zvicerani 40-vjeçar nuk luan që prej eliminimit në çerekfinale të Uimbëlldon 2021 nga Hubert Hurkacz. Ai operoi gjurin gushtin e kaluar.
Në intervistën e fundit nuk do të mungonte një koment nga Federer për suksesin e Rafael Nadal: “Nuk e pashë finalen, pashë pak çerekfinalet. Është e pabesueshme ajo që ka bërë Rafa.
Rekordi i Pit Sampras, që unë e kam thyer, ishte 14 Slam. Rafa ka fituar 14 herë Roland Garros. E pabesueshme. Jam i lumtur që ia doli sërish. Ai vazhdon ta rritë nivelin, meriton respekt maksimal”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



