Lojëra me Dore

Federer njeri i fjalës, sfidon fansin e tij special pas 5 vitesh

Gazeta Si – Tenisti i njohur zviceran, Roxher Federer, ka realizuar ëndrrën e një djaloshi, i cili 5 vjet më parë i kishte kërkuar ta sfidonte. Dhe historia tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.

“Mund të luash edhe 9 vite tjera, kështu mund të të sfidoj, kur të jem i madh?”. Ai quhet Zizou, tjetri që pranon sfidën është pak më i njohur… Roxher Federer.

Federer dhe Zizou. Gazeta Si, 16 gusht 2022

“Ky është më shumë se një premtim”, – tha zvicerani. Dhe nuk bënte shaka. Sepse sot, 5 vite pas asaj pyetjeje në konferencë shtypi, ja ku vjen surpriza. Izyan Ahmad, për të gjithë Zizou, një talent U-12 i SHBA-ve, është ftuar në një Zvicër për një turne.

Trajtim si vip, publiku në delir, uniformë të dedikuar, shef, selfie dhe shumë gjëra të tjera. Përtej shakave si në ‘candid camera’, vjen surpriza e organizuar 5 vjet më pas, falë një projekti të ‘Barilla’, një nga sponsorët e Federerit.

“Të kisha bërë një premtim, apo jo? Atëherë hajde luajmë! Je gati?” Ka filluar kështu dita më e bukur e jetës për vogëlushin. Zizou nuk i mungon stili dhe këtë ia thotë pikërisht heroi i tij, që ka zbritur nga posterat e dhomës dhe është materializuar këtu, në anën tjetër të rrjetës.

Nuk e beson Zizou, nuk e besojnë as prindërit e tij, por është gjithçka e vërtetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë