Futboll

Federata spanjolle denoncon qeverinë në UEFA, nëna e Rubiales ngujohet në kishë

Gazeta Si – Ajo që u duk një episod i momentit, tashmë ka marrë përmasa të mëdha. Ajo puthje e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, ndaj lojtares Hermoso në ceremoninë e Kupës së Botës në futboll për femra, ka sjellë shumë reagime dhe një reaksion zinxhir.

Rubiales refuzoi të dorëhiqej dhe sulmet ndaj tij u shtuan, nga qeveria spanjolle dhe deri në pezullimin e tij nga FIFA. Së fundi, sekretari i përgjithshëm i Federatës Spanjolle, Andreu Camps, ka kërkuar ndërhyrjen e UEFA-s në mbrojtje të Rubiales, i cili është edhe zëvendëspresident i organit që drejton futbollin europian.

Federata kërkon ndërhyrjen e UEFA-s kundër veprimeve të qeverisë pas skandalit të puthjes së Rubiales. Kamps, sipas mediave soanjolle, ka akuzuar direkt pjesëtarë të qeverisë që kanë kërkuar publikisht masa drastike, si largimi apo pezullimi i Luis Rubiales.

Rubiales dhe kisha ku eshte ngujuar nena e tij. Gazeta Si, 28 gusht 2023

Një tjetër vendim ka marrë Angeles Bejar, nëna e Luis Rubiales, që është futur në një kishë të Motril, provincë e Granadës, dhe ka bërë me dije se do të hyjë në grevë urie deri në momentin që të ketë drejtësi për djalin e saj.

Lajmi është dhënë nga televizioni publik spanjoll Tve, në lidhje direkt me qytezën. Nëna e Rubialse është mbyllur në kishën Divina Pastora bashkë me të motrën. Rubiales, pas polemikave, ka shkuar në Motril për të kaluar disa ditë me familjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë