Futboll

Federata, ftesë zyrtare dy ministrive për rifillimin e futbollit

Me një letër zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit i është drejtuar dy ministrive, Ministrisë të Shëndetit dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duke u kërkuar bashkëpunim për mundësinë e rifillimit të kampionatit të futbollit.

Me anë të kësaj letre, e dyta pas asaj të fillimit të pandemisë, FSHF kërkon nga këto dy ministri krijimin e një grupi të përbashkët pune për të diskutuar implementimin e protokollit që është hartuar pas konsultave me ekspertë të FIFA-s dhe UEFA-s, si dhe me stafin mjekësor të Kombëtares. Federata nuk kërkon të humbë më kohë, dirsa qeveria duket se e ka marrë shtruar çështjen e sportit.

Por koha po limitohet dhe FSHF-ja e ka më të vështirë t’i japë një zgjidhje fundit të sezonit. Klubet kërkojnë me çdo kusht që të luhen ndeshjet e mbetura dhe të jetë fusha ajo që do të vendosë për fatet e sezonit.

Letra e FSHF-së drejtuar dy ministrive. Gazeta Si, 4 maj 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë