Ekonomi

Fed, dy programe të reja për të ndihmuar ekonominë amerikane

Rezerva Federale vuri në levizje dy programe emergjente të huadhënies të martën për të ndihmuar ekonominë amerikane nga impakti negativ i Koronavirusit. Programe të ngjashme ishin ndërmarrë nga Fed-i për herë të fundit gjatë krizës së 2008-ës me qëllimin për të lehtësuar  rrjedhjen e parasë nga bizneset tek qytetarët e kështu anasjelltas.

Programi i parë ndihmues u anoncua në mëngjesin e ditës së djeshme (me orën lokale të Washington-it) e kishte si qëllim çbllokimin e tregut afat-shkurtër të huadhënies apo ndryshe tregun e letrave me vlerë afat-shkurtër (apo ndryshe siç njihet në SHBA me termin “commercial paper”). Bizneset e mëdha në ShBA emetojnë letra me vlerë (commercial papers) për të patur në gjëndje para për të mbuluar rroga apo detyrime të tjera afat-shkurtëra.

“Një sistem i përmirësuar i letrave me vlerë rrit aftësinë e bizneseve për të përballuar pagat e punonjësve dhe shpenzimet për investime të ndryshme teksa kombi amerikan merret me eliminimin e shpërthimit të koronavirusit”, ka thënë Fed në një deklaratë për shtyp.

Programi i dytë, i ndërmarrë nga Fed, po gjithashtu si i pari ka si qëllim në asistimin e tregut të letrave me vlerë afat-shkurtëra dhe lejon një gamë më të gjerë të institucioneve financiare t’i aksesojnë këto kredi nga Fed ( e në këtë rast bëhet fjalë për institucione si banka investimesh apo departamentesh të tregtimit të instrumentave financiarë të bankave të mëdha).

Të dy këto programe janë rizgjime që nga koha e krizës financiare e janë vendosur nën autoritetin e Fed-it që të lançohen si programe por gjithnjë me aprovimin e Departamentit të Thesarit.

Këto programe kanë gjithashtu si qëllim që bankat dhe kompanitë e mëdha të mund të aksesojnë para (në “cash”) teksa tregjet financiare po ngrijnë e Wall Street sa vjen e bindet që ekonomia amerikane ka hyrë në një reçesion. Kjo pikëpamje e zymtë i shtyn institucionet financiare të tërhiqen nga kredidhënia e t’i rrisin normat e interesave afat-shkurtëra. Fondet e marra hua nga Fed-i mund të përdoren më pas për kredira për publikun e gjërë.

Normat e interesave të huadhënies të letrave me vlerë afatshkurtëra kanë kapur majat teksa një numër i madh kompanish po kërkojnë forma financimi në para si rezultat i frikës se të ardhurat e tyre do të bien pikiatë. Zakonisht kur një kompani kërkon një kredi afat-shkurtër, psh për tre muaj, ajo i’a shet letrat me vlerë një bankë të madhe apo fondi të përbashkët të letrave me vlerë.

Por interesante është fakti se shumë fonde të përbashkët të letrave me vlerë po kërkojnë që t’i shesin për vete këto letra me vlerë. Ato gjithashtu si shumë kompani të tjera kanë nevojë të kenë para (cash) në gjëndje.

“Qëllimi është të ndalohet një katastrofë më e madhe në të cilën riskojmë të kemi një numër të lartë falimentimesh, papunësie, dhe nënpunësimi” ka thënë Joe Brusuelas, ekonomist kryesor për këshillimin e taksave në firmën RSM. “Teksa ne inkurajohemi nga ky hap politik, departamenti i thesarit duhet të nisë me programe të tjerë shoqërues për të rritur ofertën e fondeve dhe kredive për ato kompani që kanë një vlerësim të ulët në sistemin e pikëve për kredimarrje. Kjo pasi me programin e ri të vendosur nga Fed-i veçse kompanitë me numër pikësh shumë të mira mund t’i aksesojnë kreditë afat-shkurtëra.

Në deklaratën e parë për shtyp, të martën, banka qëndrore ka thënë se ne borxhet e dhëna departamenti i thesarit do të garantojë rreth 10 miliardë kredish për t’a parandaluar Fed-in në humbjet që ai mund të mbartë. Kompanitë që do të marrin hua nga ky program do të paguajnë një komision dhe interes të vogël.

Por është akoma e paqartë se sa i madh do të jetë secili program financimi për të ndihmuar ekonominë amerikane. Tregu i letrave me vlerë afat-shkurtër në ShBA është rreth 1.1 bilionë dollarë dhe “do të jetë e mundur që Fed-i të zotërojë pjesën më të madhe të këtij tregu” shprehet Mark Cabana, drejtues i strategjive të normave të interesit për Bankën e Amerikës të Instrumentave Financiarë (Bank of America Securities)

Steven Mnuchin, sekretari i departamentit të thesarit, ka thënë se Fed-i mund të përfundojë duke zotëruar rreth 1 bilionë dollarë në vlerë të tregut të letrave me vlerë afat-shkurtër (commercial papers)      

Leslie Falconio, drejtues i strategjive për të ardhurat fikse të departamentit të portofoleve të bankës UBS, ka thënë se në 2008-ën Fed-i bleu 20% të të gjithë letrave me vlerë që tregtoheshin asokohe e që vlenin në rreth 350 miliardë  dollarë. Shumë analistë parashikojnë nga Fed-i të rizgjojë programe të tjerë shpëtimi që janë implementuar përgjatë përiudhës së krizës financiare, duke përfshirë këtu dhe një program të quajtur TAF (term auction facility) që lejon një gamë më të gjerë bankash të kenë akses në marrjen e kredive nga Fed-i.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë