Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave(FDA) po heton një lidhje të mundshme mes shpërthimit të hepatitit A dhe luleshtrydheve të freskëta organike.
FDA me Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thanë se luleshtrydhet ishin nga kompania “FreshKampo” dhe u blenë midis 5 marsit dhe 25 prillit.
Ato u shpërndanë në mbarë vendin dhe u shitën në një numër shitësish me pakicë.
“Luleshtrydhet e prekura potencialisht tani nuk janë në treg, por njerëzit që i ngrinë ato për përdorim të mëvonshëm nuk duhet t’i hanë”, tha FDA.
“Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë marke keni blerë, luleshtrydhet duhet të hidhen”, paralajmëroi FDA.
Shtatëmbëdhjetë raste të hepatitit janë identifikuar në Kaliforni, Minesota dhe Dakota e Veriut, Ndërsa 12 prej tyre kanë shkuar në spital.
Hetimet e gjurmëve tregojnë se rastet në Kaliforni, Minesota dhe Kanada raportuan se kishin blerë luleshtrydhe. FDA ka shpjeguar se mund të përfshihen më shumë produkte pasi hetimi është në vazhdim.

FDA rekomandon gjithashtu që kushdo që bleu dhe hëngri luleshtrydhet në dy javët e fundit, i cili nuk është vaksinuar kundër hepatitit A, duhet të konsultohet me një profesionist të kujdesit shëndetësor.
Kushdo që mendon se mund të ketë simptoma pasi ka ngrënë luleshtrydhet duhet të kontaktojë mjekun e familjes.
Sipas CDC , simptomat e hepatitit A zakonisht shfaqen dy deri në shtatë javë pas infektimit dhe zakonisht zgjasin më pak se dy muaj.
Jo të gjithë kanë simptoma dhe disa njerëz mund të sëmuren deri në gjashtë muaj.
Simptomat përfshijnë lëkurën ose sytë e verdhë, mungesën e dëshirës për të ngrënë, stomak të irrituar, të vjella, temperaturë, urinë të errët ose jashtëqitje me ngjyrë të hapur, diarre, dhimbje kyçesh dhe ndjenjë lodhjeje.
Të rriturit kanë më shumë gjasa se fëmijët të kenë simptoma nëse janë të infektuar.
Burimi:CNN/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje