Shendet

FDA miraton ilaçin e rëndësishëm për ekzemën

Studimet të ndryshme mjekësore thonë se një në dhjetë njerëz në botë vuajnë nga ekzema(dermatiti atopik) dhe trajtimet ndaj kësaj sëmundje janë të rëndësishme.
Dermatiti atopik është një sëmundje kronike për shkak të një sistemi imunitar tepër aktiv që ndikon në lëkurë dhe mjekët besojnë se faktorët gjenetike dhe mjedisor nxisin gjendjen. Tien Nguyen, një dermatolog i certifikuar nga bordi në “First OC Dermatology” në Kaliforni, shpjegoi se problemi më i zakonshëm me këtë sëmundje është lëkura e thatë.
Edhe pse nuk ka kurë, rekomandimet e trajtimit varen nga ashpërsia e sëmundjes. Për ata me gjendje të lehtë ekzeme, dermatologët rekomandojnë reduktimin e stresit, një dietë ushqyese, gjumë të mjaftueshëm, përdorim të rregullt të hidratuesve dhe shmangien e shkaktarëve.
Nëse ka një përgjigje joadekuate, dermatologët trajtojnë dermatitin atopik me medikamente të lëkurës, të tilla si kortikosteroide , josteroidale, të tilla si pomada crisaborole (Eucrisa) , kremi pimecrolimus (Elidel), pomada tacrolimus (Protopic).
Ndërkohë FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) miratoi Rinvoq për të trajtuar njerëzit e moshës 12 vjeç e lart me këtë gjendje e cila shkon nga e moderuar deri në të rëndë, të cilët nuk i përgjigjen ose nuk mund të marrin medikamente sistemike të mëparshme orale ose injektuese.

Rinvoq është një medikament oral që i përket klasës së inhibitorëve të Janus kinase (JAK). Frenuesit JAK kufizojnë prodhimin e proteinave sinjalizuese të sistemit imunitar të quajtura “citokina”, të cilat nxisin përgjigjen imune tepër aktive të konstatuara në ekzemë. FDA miratoi Rinvoq bazuar në rezultatet e efektivitetit dhe sigurisë nga provat klinike

Studiuesit caktuan rastësisht dy grupe pjesëmarrësish, ata që merrnin 15 miligramë Rinvoq nga goja dhe ata që merrnin 30 mg për 16 javë.
Pas kësaj periudhe, një përqindje dukshëm më e lartë e pjesëmarrësve në grupet Rinvoq arritën reduktimin e ashpërsisë së sëmundjes deri në 75%.
Disa nga efektet anësore më të zakonshme të vëzhguara në provat klinike përfshijnë aknet, numërimi i ulët i qelizave të bardha të gjakut, të përzierat, rritjen e kreatininës fosfokinazës (një masë e dëmtimit të muskujve), reaksionet alergjike, shtimin në peshë dhe simptoma të ngjashme me gripin.
Burimi:MedicalNewsToday/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë