Dhelpra të vjetra dhe fenomenë të rinj. Portierë të pakalueshëm dhe trajnerë të zgjedhjeve të forta, por edhe qendërsulmuesa pa gola. Europiani ka mbyllur fazën e grupeve pas 36 ndeshjeve me pak qartësi dhe shumë befasi. Që nga Austria që fiton një grup të vështirë para një France dhe Holande zhgënjyese, deri te arritja e madhe e skuadrave si Sllovenia e Gjeorgjia, e deri te Spanja e re që ka impresinuar më shumë se të gjitha. Por cilat ishin disa nga notat më pozitive dhe negative të kësaj faze.
Dituri dhe revolucion
Nuk janë vetëm 9 pikët në grup që kurorëzojnë Spanjën si skuadrën më në formë të turneut. La Roja spikat për lojë, gjendje forme, entuziazëm. Mbi të gjitha bind interpretimi i ri taktik dhe filozofik i trajnerit Luis De la Fuente, që ka aktualizuar tiki-takan tradicionale duke e bërë më vertikale, efikase dhe të paparashikueshme. Tanimë jo vetëm kontroll i topit si qëllim në vetvete, Spanja e kërkon portën edhe me dy pasime. Por edhe jashtë fushe dora e tij duket. Pas viteve të Luis Enriques dhe në mes të skandalit Rubiales që solli kaos në Federatë, një normalizues si De La Fuente ishte ajo që duhej.
Në pod pas tij nuk mund të jetë dikush tjetër përveç Ralf Ragnick me Austrinë e tij. Për të vazhduar projektin i tha jo Bajernit, kishte nga ata që e morën për të çmendur, por vendi i parë në një nga grupet më të vështira të turneut, para Francës dhe Holandës është shpërblimi për një zgjedhje të fortë. Sot Austria e profesorit të rritur me kasetat e Sachit dhe Lobanovskit, është e frikshme. Pasi me gegenpressingun e saj modern, demonstron kualitet, organizim , vendosmëri. Në vendin e tretë mes më të mirëve duel mes Gjeorgjisë, zbulim i turnet dhe Sllovakisë dy skuadra të vogla që në këtë Europian po befasojnë.
Të rinjtë në pushtet
Të tentosh kundërshtarin si në kalçeto, ta sfidosh duke e kaluar në dribling për të gjetur goditjen apo për të dhënë pasimin e fundit,. Në një turne të kushtëzuar nga lodhja fizike e fund sezonit, freskia, fizike dhe mendore, dhe mbi të gjitha teknika e rafinuar e Jamal Musiala dhe Nico Williams spikat. Gjermani i formuar futbollistikisht në Angli, është në provimin e parë të maturës pas një botërori katastrofik për Die Mannschaft. Spanjolli në krahun e majtë, bashkë me shokun e tij në të djathtë Lamine Yamal i ka dhënë Spanjës atë që i duhej. A do t’ia dalë rinia të demostrojë fuqinë deri në fund. Në fund të fundit lojtari më i mirë i Europianit 2020 ishte 22-vjeçari Donnaruma që deri tani ka bërë shumë mirë, edhe pse Italia i ka dhënë shumë punë jashtë orarit.
Pak ide por konfuze
Ajo që zhgënjen ndërkohë është Serbia. Nga Vlahovic te Milinkovic-Savic, nga Ilic te Mitrovic. Serbia lojtarët i ka, por si në Botëror del që në raundin e parë. Dragan Stojkovic kampion i fundit i Jugosllavisë së bashkuar, asaj në Itali 90, në dy turne si trajner nuk ka fituar as gjysmë ndeshje. Në karrierë kishte drejtuar vetëm në Japoni dhe Kinë. Po sikur të jetë ai problemi. Polonia ndërkohë edhe pse doli me kokën lart duke barazuar me Francën, golin e pëson gjithmonë dhe pastaj nuk arrin të përgjigjet. Lewandowski, i dëmtuar në dy ndeshjet e parë, është gjithmonë i pari që bën valixhet, kjo është hera e tretë që ndodh në Botëror e Europian, ndoshta i fundit për të dhe Sczezny, çfarë shpërdorimi talenti. /Supersport
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.