Gazeta Si – Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim dosjen për dy nga 4 zyrtarët e bashkisë që u hetuan për shkelje dhe shpërdorim detyre, pasi akuzohen se favorizuan ndёrtuesit me taksёn e ndikimit nё infrastrukturё nё tё paktёn 20 raste.
Zhaneta Lubonja, drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Teritorit Bashkia Korçë dhe Ermal Gjermeni, përgjegjës i sektorit pranë të njëjtës drejtori, janë dy zyrtarët që shkojnë për proces gjyqësor në gjendje të lirë.
Prokuroria nisi hetimet që prej vitit 2022 dhe rezultoi se pёr shumё vite, të dyshuarit kanё ushtruar detyrën si inxhinierё pranё Zyrёs sё Urbanistikёs nё Bashkinё Korçё dhe kanё pasur detyrё tё kontrollojnë aplikimet e bёra nga qytetaret apo bizneset pёr pajisjen me leje pёr kryerjen e ndërtimeve tё reja apo punimeve tё tjera ndёrtimore, vlerësimin e dokumentacionit, miratimin e lejes, etj., por duke shkelur detyrën ata “kanё aplikuar taksë në shkallë me të ulët në 18 raste nga 8%, në 3% dhe 2 raste nga 4% në 3%”.
Në një prej rasteve të dokumentuara, në dosje theksohet se subjekti ndërtoi kompleks me 4 pallate në lagjen nr. 3 të qytetit, teksa u është miratuar leja e ndërtimit si kompleks turistik dhe subjekti ka paguar vetëm 3% të taksës, ndërkohë që duhet të paguante 8% të saj.
Konkretisht, në 18 raste, taksa është ulur nga 8% në 3% dhe në dy raste të tjera, nga 4% në 3%.
Në rastin e ndërtimit të një kompleksi me katër pallate në lagjen nr.3 të Korçës, ndërtuesit kanë paguar taksë prej 3%, me pretendimin se do të shfrytëzohej si kompleks turistik, ndonëse ndërtesat ishin të destinuara për banim dhe shitje. Sipas ligjit, për ndërtimet me qëllim banimi apo njësi tregtare në zonat me status ansambël arkitektonik, taksa për ndikim në infrastrukturë duhet të ishte 8% e çmimit të shitjes për metër katror.
Përveç kësaj, prokuroria vë në dukje se dy zyrtarët kanë firmosur vërtetime të rreme për pajisjen me certifikatë përdorimi, duke fshehur qëllimin tregtar të ndërtimit, edhe kur apartamentet ishin të shitura.
Prokuroria thotë se veprimet e të dyshuarve, përbëjnë shkelje të rënda të ligjit dhe kanë sjellë dëm ekonomik për Bashkinë e Korçës, si dhe favorizim të padrejtë të bizneseve ndërtuese, duke cenuar interesin publik
Në fillim hetimet kishin nisur për 4 zyrtarë të institucionit dhe në përfundim të procesit u dërguan për gjykim vetëm 2 prej tyre, që u morën edhe të pandehur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.