Varianti Omicron i Covid-19 ka "aftësi të jashtëzakonshme përhapëse", tha eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci dhe sipas tij do të vijë një dimër më i vështirë ndërkohë që varianti i ri përhapet kudo në botë.
Paralajmërimi i Faucit erdhi përpara periudhës ku njerëzit vrapojnë për të udhëtuar për pushime, gjë që sipas tij do të rrisë rrezikun e infeksionit tek njerëzit e vaksinuar.
Fauci dhe kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, u kërkoi qytetarëve të bënin dozën e tretë të vaksinës dhe të mbanin maska.
"Ai do të theksoi se nevojiten disa masa për të minimizuar ndikimin e Omicron. Doza e tretë e atyre që kanë kaluar 6 muaj nga vaksinimi me dy doza, vaksinimi i fëmijëve, bërja e testeve më të disponueshme, krijimi i ekipeve përforcuese për trajtim, sepse nuk i dihet si do të vijojë trendi i shtrimeve”, shtoi Fauci.
Ekspertët mjekësorë kudo në botë kanë paralajmëruar për një stuhi virale të nxitur nga Omicron që dalë nga dalë po bëhet dominues.
“Ky virus është i jashtëzakonshëm. Ai ka dyfishuar rastetet brenda dy ditëve në vende të caktuara. Do të jetë një valë e vështirë. Do të shohim vështirësi në disa vende, në sistemet spitalore, veçanërisht në ato zona ku keni një nivel të ulët vaksinimi”, shtoi Fauci.
Ai dhe ekspertë të tjerë kanë thënë se vetëm imunizimet nuk do të parandalojnë përhapjen e Omicron, por janë të bindur se rreziku i sëmundjeve serioze ose vdekjes reduktohet shumë tek ata që janë të vaksinuar.
Francis Collins, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit, tha se ishte i shqetësuar për efektet e Omicron tek ata që nuk janë vaksinuar.
“Është një version krejt i ri dhe kaq i ndryshëm sa që ka vetitë për të shmangur vaksinat dhe masat e tjera që kemi marrë. Mesazhi i madh për sot është nëse keni pasur vaksina dhe një përforcues, ju jeni shumë të mbrojtur kundër Omicron që ju shkakton sëmundje të rëndë”, tha ai.
Ndërkohë, një studim në Afrikën e Jugut këtë javë tregoi se vaksina Pfizer ka një efikasitet më të dobët kundër Omicron në pacientët që kanë marrë dy doza sesa kundër variantit Delta.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.