Drejtësia

Fatura fiktive dhe shmangie detyrimesh, SPAK operacion kundër evazionit fiskal: Dëmi, 195 milionë euro!

Gazeta Si - SPAK ka kryer një operacion kundër evazionit fiskal, i kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Sipas hetimeve, këto aktivitete janë kryer duke krijuar fatura fiktive me qëllimin e rimbursimit të TVSH-së, si dhe shmangien e detyrimeve fiskale.

Sipas SPAK, dëmi përllogaritet të jetë 195 milionë euro dhe ky aktivitet i evazionit fiskal ishte i shpërndarë në 17 shtete, kryesisht evropiane.

Hetimi është shtrirë në Shqipëri, Austri, Kroaci, Qipro, Çeki, Estoni, Gjermani, Hungari, Itali, Maltë, Hollandë, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Suedi dhe në Mbretërinë e Bashkuar ku janë kryer shumë se 180 kontrolle.

Gjatë operacionit të koduar, “Cluster Midas”, janë arrestuar 14 shtetas, si edhe janë kryer 5 kontrolle ambientesh, nga të cilat janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike (aparate telefonike, laptop, si dhe USB/HDD), janë marrë në pyetje shtetas të ndryshëm, si dhe janë siguruar të gjitha provat materiale që subjektet në hetim kanë kryer në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë